Portieri i Kukësit: Edhe në kampionatin grek do ishim duke luftuar për titull

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Duket se kategoria superiore shqiptare e ka rritur ndjeshëm nivelin duke e barazuar me atë të fqinjëve grekë.
Enea Koliçi, portieri i Kukësit, ka dhënë një prononcim për Supersport, ku ka folur fillimisht për ndeshjen me Partizanin, në të cilën sipas tij Kukësi ka qenë i pafat.

Më tej, i pyetur se ku do renditej Kukësi në kampionatin grek, ai është shprehur se do luftonte për titullin kampion.

“Besoj Kukësi do të ishte pikërisht aty ku është në kampionatin shqiptar, do luftonte për titullin. Niveli është pak më i lartë në Greqi, por besoj se Kukësi ka treguar se është një ekip me kualitet, ka ecur shumë mirë edhe në Kupat e Europës”, është shprehur ndër të tjera portieri

S'KA KOMENTE

Comments are closed.