Portieri kumanovar te Kombëtarja U19

0
SHPËRNDAJE
Loading...

13244656_1141958739168465_6189571249899216049_nPortieri i talentuar nga Kumanova, Artan Iljazi ka marrë një ftesë nga Federata shqiptare e futbollit për miqësoren që do ta zhvilloj përfaqësuesja U19 e kuqezinjve me datë 10 dhjetor të këtij viti në Zurich të Zvicrës.

Iljazi rrjedh nga shkolla e futbollit Milano e Kumanovës, ndërsa stërvitet nën urdhrat e ishportierit të njohur Afrim Latifi, tani trajner futbolli.

Iljazi ishte në prova njëjavore te gjiganti kroat Dinamo Zagreb. Ai është edhe pjesë e Gentit belg. Lajmin e ka bërë të ditur xhaxhai i tij Adnan Iljazi përmes një postimi në facebook-un e tij.

“Sod murem thirjen nga FSHF federata e shqipris te fudbollit per U 19 Artan Iljazi Per me 10.12.2016 per loj miqsore ne Zurich Switzerland”, shkruan Adnan Iljazi, ish-portier nga Kumanova./lajm

S'KA KOMENTE

Comments are closed.