Portieri serb ndez sfidën, në Shqipëri për luftë dhe përleshje

0
SHPËRNDAJE

Pas asaj që shkaktoi në Beograd droni me flamurin e të ashtuquajturës Shqipëri të Madhe, ne jemi të gatshëm për përleshje dhe luftë në Elbasan”, ka thënë portieri i ekipit kombëtar serb Vladimir Stojkoviç!

Në një intervistë për gazetën serbe “Alo”, ai thotë se futbollistët serbë janë përgatitur për luftë dhe përleshje në Elbasan. Sipas tij, Serbia do të përpiqet me të gjitha kushtet, të prishë ëndrrën e shqiptarëve për të marrë pjesë në Euro 2016, raporton gazeta sportive Panorama Sport.
image
“Ekipi është gati për luftë dhe përleshje në ‘Elbasan Arena’, sepse vendasit janë të vetëdijshëm për të metat e lojtarëve të tyre dhe do të përpiqen me çdo mënyrë jofutbollistike të marrin tre pikët. Ata do të përpiqen të na mundin prapë me dhunë, sepse janë të vetëdijshëm se nuk dinë dhe në terren nuk mund të na mundin. Kam parë ndeshjen e tyre në Danimarkë, janë përplasur me koka, por disi ua shkëputën një pikë. Luftojnë, kanë patriotizëm të shfaqur, por ne duhet t`ju përgjigjemi në mënyrë të ngjashme”, tha Stojkoviç.

“Shqiptarët tashmë e kanë filluar luftën speciale para ndeshjes. Filluan me arrestimin e serbit me dron në kufi (i cili përpiqej të bënte punën e tij dhe punonte për një organizatë turistike në Shqipëri) dhe vazhdoi me provokimet e lojtarit Andi Lila, i cili festoi golin ndaj Olimpiakosit duke e lartësuar Shqipërinë e Madhe. Do të japim gjithçka nga vetja, të kthejmë atë që na është marrë padrejtësisht në Beograd. Me siguri do të ketë edhe ndonjë sajesë në Elbasan, por tani jemi më të përgatitur dhe më me përvojë për shkak të asaj që ndodhi në terrenin tonë. Do të ketë gjithçka. Rrahje, grindje, shpime, goditje, por ne jemi të përgatitur. Kush del më i mençur nga kjo luftë, do të fitojë dhe ndeshjen”, vazhdoi Stojkoviç.

Nuk do të më çudiste që të lëshojnë dhe dron me flamurin serb e të na akuzojnë se e kemi bërë ne”, thotë ai.
“Të gjithë duam t’ua prishim planet, t’i mundim dhe të mos shkojnë në Kampionatin Europian. Por ata, pas kësaj kanë edhe ndeshje në Armeni. Praktikisht atyre në dy ndeshje ju duhet një pikë, me kusht që Danimarka të mos fitojë me Portugalinë”, e mbyll intervistën e tij Stojkoviç. /Panorama Sport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.