Portieri shqiptar në testim te Empoli

0
SHPËRNDAJE

Portieri shqiptar nga Tuzi, 20-vjeçari Nikollë Vulaj do të udhëtojë me 21 shtator drejt Italisë ku do qëndrojë disa ditë në testime te ekipi i Serie A, Empoli. Vulaj ka dhënë këtë intervistë për futbolldashësin e apasionuar Anton Gjokaj, ku flet për periudhën e vështirë të cilen kaloi kur ishte pjesë e ekipit malazez Budućnost, si dhe flet për ëndrrën e tij të madhe që një ditë të veshë fanellën kuq e zi të Kombëtares shqiptare.

“E kam nisur karrierën te KF Hat-Trik në Malësi, pastaj kam vazhduar te Budućnost i Podgoricës ku kam luajtur për U-17,U-18 dhe për ekipin e parë,” – thotë Vulaj teksa pyetet për karrierën e tij.

“Nuk mund të flas për Budućnost-in e mos të vë në dukje vështirësitë aty ku të gjithe ishin serbo-malazes. Kam patur probleme me trajnerët te cilët më kufizonin të luajturin vetëm ngaqë jam shqiptar, por kjo nuk më ndali në rrugëtimin tim.”

“Tani jam në SHba dhe luaj për New York Cosmos U-20, ekip ky në të cilin luan dhe ish legjenda e Real Madrid, Raul Gonzales, ” – vijon të rrëfehet Vulaj. “Paraqitjet e mira që kam bërë me Cosmos u kanë rënë në sy drejtuesve të Empolit të cilet më kanë kontaktuar dhe nga data 21 shtator do jem në testim te ky ekip.”

Më pas i riu shqiptar nuk ngurron të shprehë edhe ëndrrën e tij më të madhe, atë të përfaqësimit të Kombëtares kuqezi. “Ëndrra ime është që një ditë të mbroj ngjyrat kuq e zi të flamurit ma të bukur në botë, edhe pse jam i lemë dhe i rritur në Mal të Zi,” – thotë plot krenari Vulaj që gjithashtu zotëron edhe pasaportën amerikane.

“Edhe pse kam pasaportën e Amerikës, shtet që merr pjesë rregullisht në kampionate botërore, asnjëherë nuk do të pranoja të luaja për ta, para Kombëtares Shqiptare. E ndjek me vëmendje çdo ndeshje të Shqipërisë por kontakte s’kam pasur ende me FSHF-në. Shpresoj të ndodhë në të ardhmen,” – përfundon portieri shqiptar nga Tuzi, Nikollë Vulaj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.