Portieri tregon bisedën në fushë me arbitrin kamikaz Halo

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ndeshja Elbasani-Pogradeci e fituar mes polemikave nga vendësit, është shoqëruar me reagimin e drejtuesve pogradecar, por edhe lojtarëve, protagonist në fushën e blertë.pg

Njëri prej tyre, pikërisht portieri Lamellari është shprehur u cuditur në rrjetet sociale për këtë arbitrim: “As kamerat nuk e ndalin një gjyqtarë të tillë kamikaz. Mos vallë bëra gabim që dola nga porta, apo që preka topin me duar? I thash arbitrit në fushë që po le nam në syrin e të gjithëve, sepse ndeshja po transmetohet “live” në televizion. Nuk jam supermen që mos gaboj mu përgjigj arbitri Halo.” – Kanë qenë këto fjalët e “gardianit” të portës pogradecare.

Por rasti i 11-metërshit nuk ishte i vetmi. Tashmë të gjithë janë mësuar me gabimet me dashje të këtij gjyqtari kamikaz. Elidon Halo tashmë është “delja e zezë” e Kategorisë së Parë. Por e cuditshme është se si përgjegjësit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit nuk i shikojnë halerimzat e tij që po bëjnë për të qeshur e për të qarë njëhkohësisht komunitetin sportiv në Kategorinë e Parë.

Halo duhet të ndryshoj profesion, pasi me arbitrimin ka lidhje sa Isa Boletini me Ferrarin. Një arbitër anonim që tallet me djersën e futbollistëve në fushën e blertë dhe me investimet e presidentëve, nuk ka se si të jetë pjesë e futbollit. Ndryshe, nëse ai vazhdon të shfaqet në fushat e blerta për të arbitruar duhen masa sigurie të njejta si në ndeshjen Shqipëri-Izrael, pasi kamikazi Halo mund të shpërthej nga sekonda në sekond.

Tashmë në Kategorinë e Parë sllogani më i ri është: RUHUNI NGA HALO ! Si të thuash: Kujdes nga Balo !

S'KA KOMENTE

Comments are closed.