Portugalia vjen e humbur, s’thyen dot mallkimin 40-vjeçar me Francën (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

portMallkimi francez prej 40 vjetësh pa fituar ka vazhduar edhe sonte për Portugalinë. Skuadra luzitane, kundërshtare e radhës për Shqipërinë në “Elbasan Arena”, është mposhtur 0-1 brenda në shtëpi nga “gjelat”, në ndeshjen miqësore që kanë luajtur dy ekipet.

Ka qenë një gol i Valbuenës në të 85′ ai që ka prishur ekuilibrin, të cilit po i drejtohej sfida. Të dy ekipet kishin hedhur në fushë “arsenalin” më të mirë, me Ronaldo e Nani nga njëra anë dhe Pogba e Benzema nga tjetra. Ndonëse Cr7 është aktivizuar vetëm 67 minuta (u zëvendësua nga Quaresma), ndoshta për të qenë sa më i freskët për sfidën zyrtare të së hënës ndaj Shqipërisë. Ndërkohë që nga stoli ka ardhur njeriu, që vendosi fitoren e Francës, Valbuena.

Nëse futbolli do të ishte i logjikshëm i bie që ne, që thyem Francën, do t’i shkaktonim të njëjtën gjë edhe Portugalisë, përderisa u rrah nga një ekip i mposhtur prej nesh. Por ja që futbolli nuk është as logjikë dhe as shkencë ekzakte. Prandaj, në Elbasan na pret një Portugali e egërsuar, që gjithsesi ndryshe nga ne, vjen thjesht me moral pak më të ulët.

https://www.youtube.com/watch?v=9hGeVO1QQjY

S'KA KOMENTE

Comments are closed.