Prag derbi, Partizani në “regjim kazerme”

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Skuadra e Partizanit ka zhvilluar ditën e sotme përgatitjet e rradhës në kuadër të takimit të radhës ndaj Tiranës. Në orën 14:30 ekipi i kuqe ka kryer seancën e programuar në stadiumin “Qemal Stafa”.

Në drejtimin e trajnerit Andrea Agostineli dhe stafit teknik kanë qenë të gatshëm të gjithë lojtarët. Për përballjen në derbi ndaj Tiranës, tekniku i të kuqve do të ketë kontigjentin e plotë pasi në skuadër rikthehen pas pezullimeve, kapiteni Hoxha, Batha dhe Fejzullahu, ndërkohë që pjesa tjetër e lojtarëve gëzojnë formë optimale.

Skuadra nga sot do të grumbullohet në rezidencën e saj hotel “Vila Park” ku do të qëndroj e akomoduar deri të mërkurën ditë në të cilën do të luhet edhe takimi ndaj Tiranës në stadiumin “Selman Stërmasi”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.