Prag Partizani/ Fletë Shkodra,Muzaka , Sowe

0
SHPËRNDAJE


Ne prag te ndeshjes me Partizanin tek Skenderbeu flasin tre lojtaret e momentit,Shkodra,Muzaka , Sowe .
Donjet Shkodra, Gjergji Muzaka dhe Ali Sowe janë shprehur të bindur se ekipi do i rikthehet rezultateve pozitive dhe do japë 100% të shtunë në fushë.
Ali Soue: “Të luash me Skënderbeun fitorja gjithmonë është një detyrim. Është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe për këtë fitorja duhet gjithnjë pasi objektivi i klubit është të jesh në vendin e parë dhe të fitosh titullin. Për këtë arsye nuk bëjmë kompromis me asnjë ekip dhe nuk hyjmë në fushë për rezultat tjetër. Me punën e grupit shumë shpejt do të vijë edhe goli”
Gjergji Muzaka: “Unë jam gjithmonë i njëjti dhe mundohem që të jap më të mirën time me çdo ekip ku bëj pjesë. Ata që kanë pasur dyshime tek aftësitë e mia tashmë e kanë marrë përgjigjen nga paraqitjet time në fushë. Jam në një ekip të madh dhe bëj maksimumin për të treguar më të mirën e mundëshme sa herë më jepet mundësia. Ndaj Partizanit japim gjithçka për të marrë 3 pikë”
Donjet Shkodra: “Goli më lehtësoi disi por për fat të keq nuk solli tri pikët. Ndaj Partizanit do të jetë një tjetër histori. Jemi më të freskët dhe më të përqëndruar. Do të bëjmë maksimumin që ta fitojmë këtë takim edhe për tifozët që e presin këtë fitore. Ekipi është mirë dhe kjo të jep besim se gjithçka do të shkojë mirë ehde në këtë takim”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.