Prandeli kometon emërimin e Brocchit në krye të Milan

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Vendosja në krye të pankinës së Milanit të Christian Brocchit nuk ka kaluar pa u komentuar nga të gjithë. I fundit që ka dhënë mendimin e tij në lidhjë me këtë gjë ka qenë Cesare Prandelli. Ish trajneri i Kombëtares italiane në një dalje për mediat ka folur për shumë gjëra, teksa u ndal edhe tek emërimi i Brocchit në krye të Milan:

Brocchi“Mendoj se Brocchi ka qenë një zgjedhje e duhur për pankinën kuqezi. Përsa i përket eksperiencës me skuadrën Primavera, nuk besoj se ndikon kategoria por principi i lojës dhe Christian i ka idetë për këtë gjë. Vetëm 7 ndeshje janë shumë pak për të demonstruar ndonjë të madhe, edhe pse ai ka një vit eksperiencë mbi shpatulla. Ai duhet të monitorojë cdo gjë dhe duhet të shohe progresin në seancat stërvitore. I uroj që të bëhet trajneri bazë i Milanit”, ishin fjalët e Prandellit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.