Prapaskena, dyndja e tifozëve kuqezi rrezikoi anulimin e ndeshjes

0
SHPËRNDAJE

Një prapaskenë befasuese është zbuluar mbi ndeshjen e Danimarkë-Shqipëri. Mësohet se Federata Daneze e Futbollit është gjendur në mëdyshje për të dhënë dritën “jeshile” se gjithçka ishte në rregull për të filluar ndeshja, për shkak se në stadium ishin duke u futur tifozë shqiptarë që kishin blerë bileta në sektorin e tifozëve danez dhe kjo u kthye një problem serioz për Federatën daneze të futbollit të cilët nuk lejuan tifozët shqiptarë të futeshin në stadium. Ky ka qenë reagimi i Federatës daneze të futbollit, në lidhje me situatën:
kuqz“Në ndeshjen e së premtes, kundër Shqipërisë, patëm dyndje të tifozëve shqiptarë në vendet e stadiumit, të cilat ishin të rezervuara për tifozët danezë.
Duke qenë se ishin lehtësisht të identifikueshëm, me simbole të dukshme shqiptare si shalle, flamuj dhe fanella, ata u ndalën nga inspektorët e sigurisë.
Ne nuk pretendojnë se parandaluam 100 për qind hyrjen e tifozëve shqiptarë në ato vende ku kishin blerë biletën. Nga informacionet që kemi deri tani, mund të them se rreth 1500 tifozë shqiptarë, që janë paraqitur me bileta të blera për seksionin danez, janë kthyer mbrapsht
Ata nuk janë lejuar të hyjnë në stadium, por, mund të ketë disa, ndoshta qindra, që mund të jenë futur në stadium. Por rëndësi ka që gjithçka shkoi mirë mes tifozërive,”, është shprehur Jakob Hojer, drejtor i komunikimit në Federatën Daneze të Futbollit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.