Prapaskena, Galliani tentoi shkembimin Mexes-Borja Valero

0
SHPËRNDAJE

Borja Valero
Borja Valero
Serie A/ Zbulohet prapaskena që pengoi transferimin e mbrojtësi francez te Milan, Philipe Mexes, tek Fiorentina. Adriano Galliani ishte gjatë të gjithë kohës në kërkim të një mesfushori, dhe orët e fundit ai hodhi vështrimin e tij tek spanjolli Borja Valero. Pasi mësoi interesin e klubit “Viola” për mbrojtësin francez, administratori kuqezi u hodh menjëherë në kundërsulm. Galliani kërkoi si shkëmbim mesfushorin Valero, madje Milan ishte gati të jepte edhe para sëbashku me Mexes për transferimin e spanjollit në “San Siro”, por vëllezërit Della Vale, të cilët janë pronarët e Fiorentinës e refuzuan menjëherë këtë ofertë duke deklaruar se Borja Valero është i pashitshëm nga ana e tyre.image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.