Prapaskena, ja pse Draxler refuzoi Juventusin

0
SHPËRNDAJE

Bundesliga/ Juventus dështoi të transferojë në këtë merkato verore talentin gjerman Julian Draxler, por pa i’a arritur dot qëllimit. Shkak për këtë gjë nuk ka qënë paaftësia e bardhezinjve, por se lojtari gjerman nuk ishte ende gati për të jetuar në një vend tjetër. Draxler shprehu dëshirën për t’u transferuar tek Juventus, por më pas u shpreh se preferonte të qëndronte në Gjermani, ku zgjodhi ekipin e Wolfsburg për të vazhduar karrierën e tij. Këtë gjë e ka pohuar vetëm mesfushori i talentuar teksa ka folur rreth këtij transferimi.

Julian Draxler
Julian Draxler
Ai u shpreh se kishte mjaft dëshirë për t’u transferuar tek kampionët e Italisë, por sipas tij shkak për mos arritjen e këtij transferimi është bërë arsyeja se Draxler nuk ishte gati të jetonte në një vend tjetër larg Gjermanisë, dhe për këtë shkak preferoi të transferohej tek Wolfsburg.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.