Prapaskena, Nexhipi kërkoi të “rrëmbente” Raçiç tek Flamurtari

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Dihen përplasjet e ish-kapitenit të Partizanit, Nderim Nexhipi, me trajnerin Sulejman Starova. Ato tashmë janë evidente dhe s’mund të kamuflohen. Por duket se lufta në distancë është më e fortë se ajo përballë. Në rastin e fundit burime pran klubit të kuq bëjnë të ditur se Nexhipi ka përdorur si “raketë” Stevan Raçiç për të goditur “armikun” e tij Starova nga Sllovenia në Maqedoni. Duke shfrytëzuar miqësinë e tij me sulmuesin e kuq, Nexhipi e ka joshur Raçiçin të bashkohet me Flamurtarin. Si pasojë e kësaj situatë ka ndodhur edhe një përplasje artificiale Starova-Raçiç, ngjarje e trajtuar në Sport Ekspres. Trajneri ka qënë duke i dhënë këshilla për ushqimin dhe mbipeshën dhe Raçiç ka shfaqur shenja nervozizmi të pabazuara në situatën në fjalë. Kjo sjellje e tij ka çuditur jo pak ambjentin e kuq. Por të nesërmen Raçiç, i kthjelluar se po gabonte, mbase i influencuar, i ka kërkuar falje trajnerit të tij përpara skuadrës. Me sa duket lufta e ftohtë Starova-Nexhipi nuk mbaron këtu…

FUTBOLL PARTIZANI BYLIS - Ndeshja e futbollit, Partizani-Bylis i Ballshit, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Qemal Stafa.
FUTBOLL PARTIZANI BYLIS – Ndeshja e futbollit, Partizani-Bylis i Ballshit, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Qemal Stafa.

Ndërkohë që këtë histori që qarkullon në kampin e kuq, pavarësisht se presidenti Gazmend Demi, është një njëri serioz që nuk merret me thashetheme, me ta dëgjuar nuk i ka tingëlluar mirë për vetë relatat mjaftë të mira që ka pasur me ish-kapitenin e tij, të cilin e “gradoi” duke i hequr shiritin Alban Hoxhës, mbase edhe duke gabuar spontanisht. Gjithsesi, kjo është një histori që qarkullon në kampin e kuq, të vërtetën e di më mirë vetë Nexhipi dhe Racic.nexhipi 2

S'KA KOMENTE

Comments are closed.