Prapaskena: Përpjekje sekrete për të rrëmbyer Neymar nga Barcelona

0
SHPËRNDAJE

Do ta merrnim si thashethem të rëndomtë merkatoje por përderisa e konfirmon prestigjozja “La Gazzetta dell Sport”, na duhet të besojmë që diçka ka në këtë mes. Bëhet fjalë për një ndër lojtarët më të lakmuar të botës, sigurisht më i miri pas Ronaldos dhe Messit. Bëhet fjalë për Neymar.

Eshtë Manchester United, ose më sakte trajneri Louis van Gaal që po mundohet të rrëmbejë yllin brazilian  dhe ta sjellë në Old Traffod. Një burim brenda klubit kalanas është shprehur se United është ndër klubet më të mëdhenj të botes dhe nuk ka pse mos të bëjë të vetin edhe lojtarët më të mirë të planetit.

Por Neymar ka një klauzolë prej 190 milionë eurosh por po sipas këtij burimi brenda klubit spanjoll, për djajtë e kuq çdo gjë është e mundur dhe kjo shumë nuk i tremb aspak ata.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.