Prapaskena, Safet Gjici urdhëroi zëvëndësimin e Nikës

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ndodh edhe kështu që në futbollin shqiptar një president të urdhërojë trajnerin e tij për të zëvëndësuar ndonjë lojtar, gjë e cila ka ndodhur për gjithë këto vite në thuajse të gjitha ekipet shqiptare. Një gjë e tillë u përsërit edhe në ndeshjen e mbrëmshme Skënderbeu-Kukësi e cila përfundoi me fitoren e korçarëve. Në mesin e ndeshjes presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka bërë një gjest të shëmtuar që nuk i takon një presidenti.

imageSipas gazetës Panorama Sport numri një i klubit kuksian ka urdhëruar trajneri Troisi për të zëvëndësuar mesfushorin shkodran Ansi Nika. Një gjë aspak e hijshme kjo, teksa Gjici vetëm pak ditë më parë deklaroi se ai nuk përfshihej asnjëherë në punët e trajnerit, por duket se e ka shkelur fjalën e tij. Këtë rradhë e zbuloi Panorama, por a do të ndodhë më herë tjetër?

S'KA KOMENTE

Comments are closed.