Prapaskenat e merkatos/ Interi synon Pastoren, PSG “prenoton” Ikardin

0
SHPËRNDAJE

Për Interin hapi për të kaluar nga ëndrra te makthi është i shkurtër. Objektivi i merkatos së zikaltërve quhet Havier Pastore, siç ka konfirmuar edhe takimi i fundit i dyshes Sabatini-Auzilio me menaxherin e argjentinasit, Simonian.

Sipas “Premium Sport”, pista mbetet e vështirë prej pagës prej 8 milionë eurosh së fantazistit, por drejtuesit e merkatos do përpiqen deri në limitet e seksionit dimëror për t’i bërë një dhuratë Spaletit.

Por, nën “Kullën Eifel”, mund të “fshihet” një rrezik për zikaltrit: për Ikardin nuk po mendon vetëm Reali i Madridit po edhe parisianët, në rast  largimi të Kavanit nga Franca. Muajin tjetër, tek Interi do nisin bisedimet për rinovimin e kapitenit

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU