Prapaskenat e Partizanit!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skuadra e Partizani nuk po kalon një moment të mirë përpar derbit ndaj Tiranës. Barazimi ndaj Teutës është konsideruar një hap fals nga të gjithë. Por ka edhe ankesa ndaj gjyqtarëve. Ndërkohë që konkurrenca në skuadër ka prishur ekuilibrat. Fili i mërzitur me lënien jashtë 18-teshës, sic është bërë e ditur më parë në media, është larguar nga stadiumi. Por problemi me fierakun nuk qendron vetëm këtu. Burime bëjnë të ditur se Fili ka probleme gjatë seancave stërvitore duke qenë mjaft i irrituar me situatën personale. Mbase jo vetëm kualiteti në konkurrencë, por edhe sjellja e tij prej “adoleshenti” kanë mbushur mendjen e Starovës për të mos e përfshirë në as si pjesë e grupit në ndeshje zyrtare.

Ndërkohë që edhe mbrojtësi Krasniqi është tek të pakënaqurit, lënia në stol e ka ndryshuar qendrimin e tij. Por tashmë konkurrenca do të vazhdoj në rradhët e Partizanit, pasi njihet si një ekip me shumë rivalitet brenda grupit. Por duket se kjo konkurrencë është totalisht negative, pasi gjithkush mendon për vetveten dhe aspak për ekipin, i cili nga ndeshja në ndeshje po largohet nga objektivi i titullit kampion.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.