Prapaskenat e skandalit, po tani çfarë rrezikon Kukësi?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Një çakmak ndërpreu ndeshjen në “Qemal Stafa” midis Kukësit e Legia, pasi polakët dhe zyrtarët e takimit, me në krye delegatin holandez nuk kanë pasur sigurinë për ta vijuar.
Ështe bërë çdo përpjekje që loja të rinisë, madje një mundësi e tillë qarkulloi për disa minuta, në rast se do të pastrohej zona e tifozerisë kukësiane. Por polakët dhe delegati i ndeshjes, Martin Sturkenboom, pas rreth 20 minutash bisedime bashkë me oficerin e sigurisë nga Izraeli, si përfundim nuk kanë qenë dakord që ndeshja të rifillojë. Teksa i frikësuar ishte edhe gjyqtari zviceran.

mS
Delegati i ndeshjes

Që në pamje, delegati dukej nga ata të rreptët dhe që kishte ardhur me një farë ideje për të mos falur, as gabimin më të vogël. U dallua një gjë e tilë, kur për pak sa nuk pati një incident me drejtuesit e Kukësit që një ditë përpara ndeshjes, pasi po e zgjasnin shumë konferencën për shtyp, ndërkohë që sipas tij duhej lënë radha për polakët. Për më tepër, ishte e një njohje e vjetër për krerët e futbollit shqiptar, përderisa kishte qenë i dërguar nga organizmi më i lartë i futbollit europian edhe për ndeshjen eliminatore të Europianit, që luajt më 9 tetorin e vitit të kaluar ndaj Danimarkës. Atëherë kur menjëherë kishte lënë të kuptohej se nga çfarë “brumi” ishte gatuar.

ska
Duda i Legias pas incidentit

Në këtë pikë, çështja tani do t’i kalojë Komisionit të Disiplinës në UEFA, që janë po ato që i dhanë fitoren Serbise 3-0 kundër Shqipërisë. E natyrisht, ndikim do të kenë edhe shënimet që ka mbajtur delegati, i cili me siguri nuk duket se do të ketë lënë pa e nxirë atë që ndodhi.

nder
Reagimi dyshues i nje lojtaari te Legias pas vendimit te nderprerjes se ndeshjes

Megjithëse nuk përjashtohet që goditja, e pretenduar për lojtarin Duda, të ketë qenë edhe një teatër i kurdisur edhe me ndihmën e UEFA-s. Më shumë është Kukësi që rrezikon, mbi të gjitha si mikëpritës i ndeshjes. Përveçse për një humbje 0-3 në tavolinë, flitet deri edhe për 5 vjet pezullim nga aktivitetet europiane.

Momenti i goditjes së pretenduar

https://www.youtube.com/watch?v=Zdq14Z-VPT4

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.