Prapaskenat e Xhimshiti: Ja si italiani De Biasi më bindi…shqip

0
SHPËRNDAJE
Loading...

xhimPritet të jetë një forcë e re për kuqezinjtë e Kombëtares në muajin shtator, paso është pajisur prej javësh me një pasaportë shqiptare. Gjithsesi, Berat Xhimshiti lëshon menjëherë shenja ambientimi me pasaportën e re, teksa në një intervistë për “Telegrafi.com” ka rrëfyer përse zgjodhi për të luajtur me kuqezinjtë. “Unë jam shqiptar dhe për këtë kam zgjedhur që të luaj me Shqipërinë, edhe pse kam pasur kontakte me Zvicrën për t’u bashkuar atyre. Kukeli dhe Sadiku më kanë treguar për atmosferën që është në Kombëtare dhe më kanë lënë të vendos vetë. E kam dëgjuar zemrën time dhe ajo më detyroi të luaj për Shqipërinë. Megjithatë, trajneri De Biazi më ka lënë një shije shumë të mirë. Madje speciale. Për rreth gjashtë muaj, kam biseduar shumë herë me De Biazin dhe Tramexanin. Madje, në mesazhet që shkëmbeja me De Biazin, ai më shkruante disa fjalë në shqip dhe kjo bëri që të forcohej ndjesia ime për të zgjedhur Shqipërinë. Më ka bërë shumë përshtypje një veprim i tillë nga trajneri”, ka deklaruar Xhimshiti. Ndërkohë që në lidhje me kualifikimin e mundshëm në Europian, ai ka shtuar: “Shqipëria është në një moment të mirë dhe kam besim që do të shkojë në Euro 2016”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.