Prapaskenat, Federata Braziliane e Futbollit refuzoi Guardiolën

0
SHPËRNDAJE

guardiola

Fundi i vitit 2012, Federata Braziliane e Futbollit pas shkarkimit të Menezes po vlerëson alternativat për t’i besuar stolin e kombëtares. Dukej çdo gjë gati për zyrtarizimin e Guardiolës si trajner i kombëtares Seleçao. Gjithçka bllokohet në fund, drejtuesit brazilianë kërkuan të ruanin traditën dhe vendosën që stoli i duhej besuar një braziliani. Ai që zbulon prapaskenat është Dani Alves : “ Më kanë quajtur shpesh si një person që flet shumë por unë nuk them budallallëqe. Pep kishte studiuar gjithçka, e kishte në mendje skuadrën që do të rreshtonte.”

Dani Alves vazhdon dhe më tej dhe zbulon detaje të tjera : “ Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Një njeri që ka revolucionuar jo vetëm një skuadër por të gjithë futbollin. Kishim shansin të na drejtonte më i miri dhe mbi të gjitha pa paguar asgjë.” Falas ? “ Po po, e dëgjuat mirë. Guardiola nuk kërkonte pagesë por vetëm një shpërblim nëqoftëse do arrinte të fitonte Kupën e Botës. Të kishte teknikun më të mirë në botë nuk do t’i kushtonte asgjë federatës. Ju do hiqnit dorë nga një mundësi e tillë ? Askush nuk mendon për kombëtaren ? “ – fjalët e mbrojtësit brazilian.

Ajo që ndodhi më pas është histori e njohur nga të gjithë me Federatën Braziliane që vendos t’ja besojë pankinën Felipe Scolarit, i cili më pas i la vendin Dungas pas humbjes 7-1 kundër Gjermanisë. Në të njëjtën kohë edhe Dunga aktualisht është në qendër të kritikave pas eliminimit të parakohshëm të Brazilit nga Copa America.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.