Preiti: Jam te Partizani per te ofruar pervojen time

0
SHPËRNDAJE

Partizani prezanton drejtorin e ri Sportiv , Antonelo Preiti .

Falenderoj presidentin Demi,i cili me beri pjese te ketij klubi te madh

Preiti: Puna ime me Partizanin filloi më 10 gusht ku edhe u bashkova me skuadrën në Kasha të Italisë. Jam mjaft i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh dhe shumë prestigjioz si Partizani, ndaj të jem pjesë e këtij klubi më bën krenar. Besoj se është një eksperiencë e bukur dhe pasuron bagazhin tim të njohjes së një futbolli që e njoh tashmë sepse kam punuar shumë vite me klubet italiane.Falënderoj presidentin që më zgjodhi, sigurisht me këshillë të Moxhit, për të punuar me drejtues që janë pjesë prej vitesh te Partizani si Genc Tomori. Prandaj kjo është një pikë e rëndësishme në karrierën time.Kam shumë entuziazëm dhe dëshirë për të punuar dhe për të vendosur në shërbim të këtij klubi eksperiencën time për të arritur objektivat që klubi ka përcaktuar që nga fillimi i sezonit. E kuptoj që është një punë e gjatë, jemi vetëm në fillim dhe llogaritë do t’i bëjmë në maj kur të mbarojë kampionati. Mendoj se organizimi i këtij klubi është shumë i mirë. Kam patur mundësi të njoh futbollin shqiptar që më parë prej shumë miqve, kam patur kontakte në Itali me lojtarë shqiptarë siç ishte Andi Lila te Parma. Njoh pothuajse gjithçka ndaj mendoj se mund të përshtatem lehtësisht dhe do të impenjohem për të bërë punën sa më mirë. Do të jetë një punë shumë e madhe në grup. Kam punuar me shumë njerëz gjatë karrierës sime dhe jam vënë në dispozicion të të gjithëve. Nuk më pëlqen shumë fjala “unë”, më pëlqen fjala “ne”. Të gjithë bashkë mund të realizojmë një objektiv të madh. Jam në dispozicion gjithnjë sepse punoj 24 orë, e dua dhe jetoj për këtë punë. Mendoj që do të jap një bashkëpunim të mirë, si të tjerët me mua. E nis këtë punë të re me shumë uri të madhe dhe përulësi dhe me kokën poshtë pasi nëse punohet fort do të arrijmë rezultate.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.