Premier League: Bien Chelsea dhe Liverpool, fiton City

0
SHPËRNDAJE

crystal palaceDitë e errët për të mëdhatë në Angli pasi Liverpool është mundur në fushën e vet mga West Ham me rezultatin 0-3. Reds e kanë gjetur veten në disavantazh të dy golave që në pjesën e parë të takimit dhe më pas një karton i kuq e ka rënduar akoma më tepër situatën me West Ham që shënoi edhe golin e 3-të. Ndërkohë Chelsea i Jose Mourinhos këtë vit duket se ka humbur busullën pasi në 4 ndeshjet e para të Premier League ka grumbulluar vetëm 4 pikë dhe e sheh veten aktualisht në gjysmën e dytë të tabelës. Blutë janë mundur me rezultatin 1-2 nga Crystal Palace teksa golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë të lojës. Goli i vetëm i Chelseat u shënua nga kolumbiani Radamel Falcao.

mancity

Manchester City vazhdon marshimin e tij dhe nuk ndalet as përballë Watford duke fituar 2-0. Për “Citizens” shënuan Sterling dhe Fernandinho. Fillim impresionues i kampionatit për skuadrën e Pellegrinit pasi pas 4 javësh kampionat e shohin veten me pikë të plota por mbi të gjitha me një golavarazh 10-0,  duke ruajtur të paprekur portën për 360 minuta.

Në takimet e tjera Aston Villa dhe Sunderland u ndanë në barazim 2-2, ashtu si Bournemouth dhe Leicester të cilët nuk shkuan më larg se një barazim 1-1. West Bomwich fitoi 0-1 në transfertë ndaj Stoke City të Shaqirit teksa skuadra vendase u ndëshkua me 2 kartonë të kuq brenda pjesës së parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.