Premier league / Chelsea fiton ndaj Manchester City-t

0
SHPËRNDAJE

Premier league / Deri në përfundimin e Premier League nevojiten dhe 8 javë, por Chelsea duket se ka vendosur një dorë te trofeu i kampionit pasi kaloi një tjetër pengesë të vështirë si City, që u mund për të dytën herë këtë sezon nga Blutë Londinez. Në “Stamford Bridge”, ndeshja u mbyll 2-1 për skuadrën e Contes, me takimin që u vendos i gjithi në pjesën e parë sa i përket golave, por që do të kishte patur një fund tjetër dhe për fatet e kampionatit nëse Stones do të kishte realizuar në minutën e 91-tën. Gjithsesi ndeshja në Londër ishte menjëherë me një ritëm të jashtëzakonshëm me Chelsean që kaloi në epërsi pas vetëm 10 minutash me Eden Hazard.

Skuadra e Guardiolës megjithatë arriti të barazpeshojë shpejt rezultatin kur Aguero shënoi në të 26-tën. Gjithsesi Hazard ishte ylli i mbrëmjes për Chelsean, dhe në të 35-tën shënoi dhe golin e fitores, pasi Caballero i kishte kthyer fillimisht penalltinë. Blutë e Londrës menaxhuan mirë këtë epërsi dhe City shfaqi problemet e njëjta duke gabuar shumë përpara portës me Chelsean që mundi të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në garën për titullin pas kësaj fitoreje duke ruajtur diferencën me Tottenham, që fitoi 3-1 në transfertë me Swansean.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU