Premier League fillon me spektakël, ja rezultatet e ndeshjeve të para

0
SHPËRNDAJE

Premier League/ Kanë perfunduar 5 nga 6 takimet e javës së parë në Premier League, e dila dhuroi spektakël dhe shumë gola. Javën e parë e hapi ndeshja Manchester Unites- Tottenham e cila përfundoi me rezultatin 1-0, dukë bërë që “djajt e kuq” t’a nisin me fitore sezonin e ri. Everton ka dështuar të fitojë përballë Watford, ekip i cili u ngjit këtë sezon në Premier. Ndeshja në Godison Park përfundoi me rezultatin 2-2, dhe vëndasit mund të quhen me fat që barazuan, pasi një gol i vonë i Lukakut u mohoi fitoren miqve.

Leiçester City vazhdon me formën e mirë që mbylli edhe sezonin e kaluar. Ata kanë mposhtur 4-2 Sunderland në një sfidë që i kishte të gjitha, gola dhe spektakël. I vetmi ekip deri tani që arriti të fitojë jashtë fushe është Crystal Palace. Djemtë e Alan Pardeu fituan 1-3 në fushën e Norwich City, duke bërë që “kanarinat” t’a nisin me humbje sezonin e tyre në Premier League pas 1 sezoni mungesë. Në orën 18:30 do të luhet edhe ndeshja e fundit për ditën e sotme, Chelsea-Swansea. Ekipi i Mourinhos do të fillojë pikërisht mbrojtjen e titullit përballë Uellsianëve në një ndeshje vërtet të fortë.

Ja rezultatet e ndeshjeve të para
image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.