Premier League/ Fitore të thella për Man.UTD dhe Arsenal, Tottenham shkatërron Cityn

0
SHPËRNDAJE

Java e 7-të e Premier League ka qenë një spektakël i vërtetë gjatë të cilës janë shënuar plot 31 gola në vetëm 7 takime të luajtura. Surpriza e madhe ishte fitorja 4-1 e Tottenham ndaj Manchester City-t që i kushton Citizens vendin e parë në renditje. Skuadra e Pellegrinit kaloi e para në avantazh me anë të De Bruyne por menduan Dier, Aldeirwereld, Kane dhe Lamela që të përmbysnin rezultatin dhe ti shkaktonin humbjen e dytë “qytetarëve”.

Manchester United triumfoi 3-0 ndaj Sunderland duke kapur kreun e renditjes së Premier League dhe duke lënë pas kushërinjtë e Cityt. Për Djajtë e Kuq shënuan Depay, Rooney dhe Mata duke e çuar skuadrën e Van Gaal në vendin e parë pas shumë kohësh.

rooney

Arsenal mposhti me rezultat tenistik 2-5 Leicesterin e Ranierit ku spikati Alexis Sanchez me një tripletë. Kjo fitore e dërgon Arsenalin në vendin e 4-të vetëm 3 pikë pas kryesuesve të Manchester United.

Në takimet e tjera West Ham barazoi 2-2 ndaj Norwich ndërsa Southampton fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Swansea. Fitore edhe për Liverpool që mposhti Aston Villan me rezultatin 3-2 dhe për Stoke Cityn që mposhti 2-1 Bournemouth.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.