Premier League/ Leicester barazon dhe ruan kreun, humb West Ham

0
SHPËRNDAJE

Është luajtur pasditen e sotme java e tretë e Premier League dhe nuk kanë munguar surprizat. West Ham ka pësuar një humbje befasuese duke u mposhtur 3-4 nga Bournemouth në shtëpi. Skuadra e Slaven Bilic pas fitores në javën e parë kundër Arsenal, ka pësuar sot humbjen e dytë radhazi pas asaj të javës së kaluar kundër Leicester. “The Hammers” e gjejnë veten në disavantazh të dy golave në fund të pjesës së parë pasi Wilson shënon një dopietë. Me fillimin e pjesës së dytë vendasit barazojnë gjithçka por më pas Bournemouth hidhet sërish në sulm dhe arrin të fitojë takimin. Për miqtë e Bournemouth është një ditë historike pasi bëhet fjalë për fitoren e parë në historinë e Premier League.

premier league
Bournemouth feston fitoren e parë në Premier League

Leicester dhe Tottenham kanë ndarë nga një pikë në takimin që përfundoi 1-1. Ka qenë një ndeshje plot emocione dhe me raste të shumta nga të dyja krahët, edhe pse duhet thënë se Leicesteri i Ranierit luajti më mirë dhe në fund të këtij takimi arrin të ruajë vendin e parë në Premier League, në pritje të ndeshjeve të Manchester City dhe Liverpool. I njëjti rezultat 1-1 është regjistruar edhe në dy takimet e tjera Norwich – Stoke dhe Sunderland – Swansea. Për tu theksuar fakti se Xherdan Shaqiri ka dhuruar assistin për golin e Stoke. Në ndeshjen tjetër Crystal Palace ka fituar 2-1 me Aston Villan duke treguar se mund të jetë një nga surprizat e këtij sezoni pas fazes së dytë shumë pozitive që zhvilloi sezonin e kaluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.