Premier League/ Merkato shkurt

0
SHPËRNDAJE


Premier League/ Arsenal në trativa me Mesut Ozil për rinovimin e kontratës. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, mes “Topicnjve” të Londrës dhe mesfushorit është arritur në parim një marrëveshje, nga ku turko-gjermani pritet në përfitojë 340 mijë Euro në javë. Me shumë mundësi në ditët në vazhdim pritet të vijë edhe firma nga Ozil.

West Ham tjetër goditje në sulm. Drejtuesit e “Hammers”, pasi arritën të siguronin shërbimet e meksikanit, Chicharito, kanë arritur të realizojnë një tjetër goditje në repartin e avancuar dhe ai është Marko Arnautovic. Ndërkohë nga ky transferim Stoke City do të përfitojë 30 milionë Euro. Arnautovic do të firmosë një kontratë 5-vjecare, përsa i përket pagës së tij ky është një detaj i cili ende nuk është publik.

Jurgen Klopp i kënaqur me merkaton e zhvilluar deri më tani. Tekniku i Liverpool ka deklaruar se transferimet që kanë realizuar drejtuesit e skuadrës janë të kënaqshme. Gjithashtu ai shtoi se merkato ende nuk ka përfunduar dhe se do të ketë blerje të tjera të rëndësishme. Në ditët e fundit “The Reds” ka intensifikuar bisedimet për mbrojtësin eSouthampton, Virgil van Dijk dhe të mesfushorit të Leipzig, Naby Keita.

Kurt Zouma transferohet tek Stoke City. Mbrojtësi i skuadrës së Chelsea duke nisur që nga ky sezon do të luaj në radhët e Stoke City. Drejtuesit e dy klubeve kanë gjetur gjuhën e përbashkët në transferimin e 22-vjecarit në formën e huazimit. Përpara se të realizohet kjo lëvizje, francezi do të firmosë një kontratë me “Blutë e Londrës” e cila do të skadojë më 2022.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakLa Liga/ Merkato shkurt
Artikulli tjetërSeria A/ Merkato shkurt

S'KA KOMENTE

Comments are closed.