Premier League ndez sot motorët, kush do ta konkurrojë Chelsea-n?

0
SHPËRNDAJE

Premier League ngre siparin e spektaklit futbollistik. Nis këtë fundjavë kampionati anglez i futbollit, me supersfidën e sotme, Manchester United- Tottenhem. Kjo e këtij sezoni do të jetë një garë tepër i luftuar, teksa të gjithë “big”-ët kanë realizuar blerje të rëndësishme gjatë merkatos verore. Natyrisht, detyrën për t’u konfirmuar menjëherë përballë
Suonsit e ka Chelsea i Murinjos, që është përforcuar vetëm në sulm me blerjen e Radamel Falcaos, lojtar që duhet të gjejë vetë, pasi sezonet e fundit duket se e ka humbur rrugën e golit. Por Mourinho ka besim se do të mund të rilindë, nën urdhërat e tij.
premRikthim pritet edhe nga Manchester United i Van Gaal, që pas merkatos faraonike me Depay, Shvajnshtajger, Darmian, Shneiderlin e Romero, kërkon të rikthehet të fitojë një titull në Premier League që mungon prej dy sezonesh. Te blerjet e reja do të mbëshetet edhe Liverpuli, pas kampionatit zhgënjyes të vitit të kaluar. Benteke dhe Firmino janë marrë për t’i dhënë potencë sulmit të skuadrës së Roxhers. Të vetmet që kanë dashur të mos ndryshojnë shumë nga sezoni i kaluar janë Manchester City dhe Arsenal. Deri tani janë mjaftuar me afrimet respektivisht të Sterling dhe Çeh.
Surpriza të mëdha priten nga të të ngjiturat këtë vit. Burnemuth vjen si hirushja e kësaj Premier League, ku shfaqet për herë të parë. Pastaj është edhe ëatfordi, që ka bërë
shumë investime në merkato. Kështu ekzistojnë të gjithë përbërësit për një tjetër edicion të madh. Si çdo edicion, Premier League është e gjitha për t’u shijuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.