Premier League, spikat derbi Chelsea-Tottenham, ja ndeshjet e sotme

0
SHPËRNDAJE
Loading...

rsz_z

Derbi londinez mes Çelsit dhe Totenhemit do të jetë epiqendra e javës së 13-të në Premier Ligë. Blutë vijnë pas 6 fitoresh rradhazi dhe do të kërkojnë të mbrojnë kreun e renditjes. Ndërsa, Mançester City do të sfidojë në transfertë Bërnlejn.

Kjo fundjavë në Premier Leaguen angleze do të ofroi derbin e Londrës mes Chelseat dhe Tottenhamit. Skuadra blu po kalon një moment mjaft pozitiv ku jo vetëm që ka rregjistruar 6 fitore rradhazi por gjithashtu nuk ka pësuar asnjë gol në këto sfida, teksa javën e shkuar u ngjit edhe në krye të renditjes. Pritet që trajnerin Antonio Conte të mos e ndryshojë aspak formacionin e tij titullar dhe as skemën taktike 3-4-3. Azpilicueta, Luiz dhe Cahill do të formojnë 3-n difensive. Mesfusha me shumë gjasa do të formohet nga Moses, Kante, Matiç dhe Alonso, teksa në sulm do të rreshtohen Pedro Rodriguez, Diego Costa dhe Eden Hazard.

Në kampin tjetër, Spursat vijnë pas humbjes ndaj Monacos në Champions ç’ka i shkaktoi eliminimin nga ky kompeticion. Mungesat vijojmë të jenë jo të pakta për trajnerin Maurizio Pochettino. Davies, Lamela, Alderweirald dhe Edwards janë të dëmtuar, kurse Danny Rose është i pezulluar. Walker dhe Vertonghen do të mbulojnë krahët e mbrojtjes, ndërsa Son, Dembele, Alli dhe Eriksen do të jenë në ndihmë të sulmuesit të vetëm Harry Kane. Statstikat janë në krah të Chelseat që prej 20 takimesh nuk humbet në “Stamford Bridge” përballë Tottenhamit.

Manchester City do të sfidojë në ”Turf Moor” vendasit e Burnleyt. Trajneri Pep Guardiola do t’i besojë qendrën e mesfushës treshes Fernandinho, Gundogan dhe Silva. Ndërkohë Sterling dhe De Bruyne ka gjasa të vendosen pas krahëve të Kun Agueros. ”The citiziens” kanë fituar në 5 nga 6 ndeshjet e fundit të zhvilluara në transfertë.

Ndeshjet e tjera që luajnë sot janë Hull City-West Bromwich Albion, Leiçester City-Middlesbrough, Liverpool-Sunderland dhe Swansea-Crystal Palace. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.