Premier League/Morata firmosi kontratë 5 vjeçare me Chelsean

0
SHPËRNDAJE


Premier League/ Alvaro Morata lidhet zyrtarisht me Chelsean. Sulmuesi spanjoll mbërrit në Londër ku firmosi kontratën me skuadrën e tij të re dhe bëhet fjalë për një kontratë 5-vjeçare.

Më pas 24- vjeçari kreu edhe vizitat mjekësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet pjesës tjetër të futbollistëve të Chelseat për turin përgatitor në Azi.

“Jam shumë i lumtur që erdha këtu”, tha Morata për faqen zyrtare të internetit të kampionëve të Anglisë, “do të punoj shumë fort dhe do të përpiqem të shënoj sa më shumë gola për të ndihumar skuadrën që të fitojë trofe”.

Sipas medias britanike, Chelsea derdhi në arkat e Realit të Madridit 70 milionë paund për të siguruar shërbimin e Moratës, që theu rekordin e vendosur nga Torres në 2011 për Premier League, për të cilin Liverpooli pagoi 50 milionë Paund.

Alvaro Morata është formuar si futbollist në akademinë e Realit të Madridit dhe në vitin 2010 bëri debutimin e tij me skuadrën e parë. Në 2014 u transferua të Juventus për t’u rikthyer te madrilenët në verën e vitit 2016.

Sezonin 2016/2017 me fanelën e Los Blancos, Morata e mbylli me 20 gola në të gjithë kompeticionet dhe ajo që të bën përshtypje është se në vetëm 17 ndeshje ai është aktivizuar si titullar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.