Premio ndaj Partizanit shkatërroi frymën e grupit tek Vllaznia

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Vllaznia nuk po kalon një moment të mirë, teksa trajneri Cungu pas ndeshjes me Laçin pranoi se ka diçka që nuk shkon, por nuk dëshiron të flasë pa u mbyllur sezoni.

Por, është ish-portieri i kuqebluve, Ideal Lekiqi, i cili në një nga emisionet sportive në televizionet e Shkodrës, është shprehur se gjithçka ka sjellë këtë situatë është një premio e dhënë pas barazimit me Partizanin.

“Atmosfera e prishjes së atmosferës te Vllaznia ka të bëjë me shpërndarjen e padrejtë të një shpërblimi, atij të barazimit me Partizanin. E kam dëgjuar nga një pjesë e madhe e opinionit sportiv në Shkodër. Madje, edhe gjatë kontakteve personale me futbollistë dhe trajnerë të skuadrës së parë, e kam dëgjuar këtë problem.”

“Brenda grupit ka një qejfmbetje në individë të veçantë për mënyrën e shpërndarjes së kësaj premioje, në lidhje me shumat përkatëse, që janë caktuar për secilin pjesëtar të skuadrës, duke pretenduar që një ndarje e tillë nuk ka qenë e drejtë.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU