Premtimi i Latifit: Përmbysim çekët me ndihmën e tifozëve

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Liridon Latifi arriti të shënonte golin e vetëm të Skënderbeut në ndeshjen e djeshme, duke mbajtur në lojë korçarët që do të synojnë kualifikimin pas humbjes 2-1. Në një deklaratë për “Panorama Sport”, mesfushori i shpreh:
“Mendoj se goli i shënuar në fushën kundërshtare është mjaft i rëndësishëm dhe na jep
mundësinë të luajmë ndryshe në Elbasan. Nuk ishim në maksimumin tonë dhe gabuam, por jam i sigurt se në Elbasan do të luhet një tjetër simfoni. Rezultati nuk është negativ dhe na jep shpresë se të enjten e ardhshme do përmbysim gjithçka dhe me
ndihmën e tifozëve, do të jemi ne që do të kalojmë në raundin
tjetër”.

Janosh – Adam Janosh është kthyer dje në heroin e Mllada Boleslav, duke shënuar një gol “të pamundur” përballë Skënderbeut që i dha skuadrës së tij suksesin 2-1 ndaj ekipit shqiptar. Prekja me thembër e mbrojtësit që kishte dalë në ato momente në sulm, mposhti Shehin dhe i siguroi një avantazh minimal Mlladës për takimin e kthimit. “Ky është goli më i bukur që kam shënuar në karrierën time. Nuk na kishte
mbetur më gjë tjetër veçse të sulmonim pasi pësuam një gol me fat. Por nuk shpresonim që të shënonim 30 sekonda pas golit të tyre”, pranoi ai pas ndeshjes.

Megjithatë, nuk është edhe aq e gëzueshme kjo situatë për në, pasi ndeshja duhej të mbyllej 4-0. Në vend që të shkonte ashtu, ne pësuam gol, që e bën më të komplikuar.
Për kundërshtarin tonë, ky gol jashtë fushë, është një bonus më shumë”, tha mbrojtësi 25-vjeçar.

Ndërkohë sulmuesi Kramosta, autori i golit të parë në takimin e djeshëm tha: “Jam i
lumtur që kam arritur të shënoj një gol i cili pati vlera. Po kaloj një moment të mirë me skuadrën dhe jam duke shënuar rregullisht. Ndaj Skënderbeut duhet të kishim shënuar më shumë dhe të kishim fituar me një rezultat më të pastër”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.