Prenga gjen golin, “paqe” mes Lokomotivës dhe Splitit

0
SHPËRNDAJE

Herdi Prenga
Herdi Prenga

Legjionarët/ Vazhdojnë ndeshjet “derbi” mes lojtarëve shqiptarë në kampionatin kroat të futbollit. Ditën e sotme u përballën mes tyre Lokomotiva e Zagrebit dhe RNK Split ku luajnë plot 4 lojtarë shqiptarë. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave që janë edhe rivale për një vend në Euripa League u mbyll me rezultatin 1-1 duke bërë që Spliti të mbetet në vendin e katërt me 1 pikë diferencë nga rivalët me të cilët u përball sot.

Armir Rrahmani në duel me Eros Grezdën
Armir Rrahmani në duel me Eros Grezdën

Ndërkohë si titullarë ishin Eros Grezda dhe Herdi Prenga për Lokomotivën, ndërsa ishte dhe Rrahmani për Splitin e tij. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit pikërisht me anë të mbrojtësit shqiptar Prenga i cili zhbllokoi shifrat në minutë  56′ të ndeshjes. U mendua se këta të fundit do të shkonin drejt fitores, lor Franjic në minutën e 76′ barazoi shifrat në 1-1 duke bërë që të dyja skuadrat të ndahen në paqe mes tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.