Presidenti Demi takon projektuesit e “Juventus Stadium”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

PRESIDENTI-DEMIPresidenti Demi ka mirpritur përfaqësuesit e Kompanisë “GAU”dhe ” AI GROUP”. Kryefjala e takimit mes palëve është zhvilluar në kuadër të mundësisë së bashkëpunimit për ndërtimin e stadiumit të Klubit Partizani. Kompanitë Arkitekturike “GAU” dhe studio Inxhinierike ” AI GROUP” gëzojnë të drejtat dhe janë mjaft të njohura në ndërtimin e impianteve sportive në vendin fqinj Itali.

Përgjatë qëndrimit të tyre 2 ditor në Shqipëri Përfaqësuesit e “GAU” dhe ” AI GROUP” ,Piercarlo Montaldo Inxhinier dhe Gino Zavanella Arktitekt kanë vëzhguar nga afër terrenet ku edhe do të ndërtohet stadiumi dhe kompleksi sportiv i Klubit Partizani. Kompanitë “GAU” &” AI GROUP” kanë qenë pjesë e disa impjanteve sportive në Itali përfshirë edhe stadiumin e Torinos “Juventus Stadium” dhe kompleksin në Maranello të ekipit gjigand Italian të makinave “FERRARI S.p.A“ që konkuron në Formula 1.

 /Partizani.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.