Presidenti Demi takon skuadrën, lojtarët japin premtimin për derbin

0
SHPËRNDAJE

Gaz Demi duke folur me skuadrën
Gaz Demi duke folur me skuadrën

Superiorja/ Presidenti i Partizanit,m Gazment Demi ka vizituar sot skuadrën në rezidencën e Hotel “Vila Park” ku ekipi qëndron i grumbulluar prej ditës së Martë. Kreu i 15-të herë Kampionëve të vendit ka zhvilluar një takim me lojtarët dhe stafin teknik duke zgjedhur të jetë sa më pranë ekipit. imageKreu i klubit të kuq i ka trasmetuar lojtarëve dhe stafit se ata kanë besimin e plotë dhe mbështetjen maksimale të klubit duke i motivuar në prag të përballjes ndaj Tiranës. Prania e presidentit Demi është përshëndetur nga ekipi, i cili premton të jap maksimumin të premten në “Qemal Stafa”. Padyshim vizita e presidentit Demi i motivon akoma më shumë lojtarë që në derbi kanë vetëm një opsion, fitoren.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.