Presidenti Duka i kënaqur me fitoren

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit menjehere pas perfundimit te ndeshjes se dyte miqesore Luksemburg 0-2 Shqiperi eshte prononcuar per webin zyrtar te FSHF-se. “Ishte nje takim ku u eksperimentua shume dhe patjeter qe nuk mund te gjykosh per nje performance te plote te skuadres, por mendoj se trajneri dhe te gjithe ne morem mesazhe te rendesishme ne lidhje me kontributin e disa futbollisteve.”, deklaroi menjehere pas ndeshjes Presidenti i FSHF-se.

Armand Duka
Armand Duka

Jam i kenaqur nga paraqitja e te gjithe atyre futbollisteve qe u aktivizuan. Personalisht kisha frike nga ndryshimi 100 % i skaudres qe kishte bere trajneri. Per fat te mire doli nje frike e kote.” Numri 1 i FSHF me tej komentoi edhe performancen e futbollisteve kuqezi: “Kemi shume lojtare te talentuar dhe kjo me jep nje shprese te madhe per te ardhmen. Do te vleresoja perpos te tjereve edhe Rashicen, i cili beri sonte nje debutim dinjitoz”, ishin fjalët e Dukës

S'KA KOMENTE

Comments are closed.