Presidenti Duka uron Shpresat për fitoren

0
SHPËRNDAJE

Shqipëria U21/ Pas fitores që skuadra jonë Shpresa arriti ndaj Hungarisë U21, erdhi edhe urimi nga presidenti Armand Duka. Numri një i futbollit shqiptar përshëndeti fitoren nga skuadra e Jupit teksa u shpreh se ky sukses i tyre tregon se e ardhmja e Kombëtares është në duar të sigurta. Ja deklarata e plotë e presidentit Armand Duka:

Armand Duka
Armand Duka

“Përshëndes rezultatin e ekipit Kombëtar U-21. Fitorja e tyre ndaj Hungarisë dhe në përgjithësi rezultatet e ekipit Shpresa tregojnë se brënda kësaj skuadre ka elementë dhe talente të cilët garantojnë një vazhdimësi rezultatesh për ekipet tona. Mbi të gjitha vlerësoj karakterin që treguan kuqezinjtë dhe kthimin e rezultatit. Urime Kombëtares U-21”, ishin fjalët e Dukës

S'KA KOMENTE

Comments are closed.