Presidenti Gjici diplomat ndaj FSHF-së

0
SHPËRNDAJE

Duket se tashmë Kukësi është në shinat e titullit kampion më shumë se kurrë. Edhe pse duhen ende kohë për finishin e kampionatit.gjici takon lojtaret

I ftuar në Ora Neës president Safet Gjici, ka analizuar gjithcka në skuadrën e tij. Por tek sa fliste për Federatën Shqiptare të Futbollit, dukej qartë diplomacia e presidentit Gjici. Madje ai u mundua t’i hedh benzinë zjarrit të krijuar për fondet e UEFA-s, cështje e cila po turbullon ambjentin futbollistik në këto ditë.

“Përsa i takon cështjes së fondeve nga FSHF, ne na vjen cdo vit një dojse e madhe para asamblesë. Unë këshillohem me ekspertët e mi në lidhje me këtë gjë dhe gjithcka është transparente.”

“Fondet që shpërndan FSHF që shpërdan FSHF janë transparente me detaje deri në hollësi. Nëse një president nuk i lexon këto gjëra nuk është faj i FSHF-së. Me sa di unë Federata ka investuar në fusha, të cilat duan fonde për tu bërë.”

“Mendoj se kjo gjë është një shashkë e hedhur nga dikush që kërkon të ngatarrojë situatën. Përsa i përket kolegëve president që kanë reauar në lidhje me cështjen e fondeve, nuk mund të them asgjë, pasi cdo kush ka të drejtën e tij.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.