Presidenti Gjici merr vendimin për Klodian Duron

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Safet Gjici
Safet Gjici

Superiorja/ Duket se më në fund është sqaruar edhe situata e trajnerit Klodian Duro tek Kukësi i tij. Ka qenë vetë presidenti Safet Gjici, i cili pasi mohoi përplasjen mes dy vartësve të tij Spahia dhe Duro, ai që e ka konfirmuar këtë gjë. Sipas gazetarit të SuperSport, Gjergj Xharo, në përfundim të ndeshjes Flamurtari – Kukësi që u mbyll me shifrat 0-1, numri një i klubit kuksian ka pranuar zënkën mes dy anëtarëve të stafit teknik, por ai ka konfirmuar se ditën e nesërme trajneri Duro do të jetë sërish në krye të pankinës, duke i dhënë fund aludimeve të mëtejshme. Tashmë na mbetet të presim të shohim se çfarë do të ndodhë në pankinën kuksiane. 

Trajneri i Kukesit, Klodian Duro
Trajneri i Kukesit, Klodian Duro

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.