Presidenti Halili motivon skuadrën: 40 milion për kokën e Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE


Tirana ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e javës së 32-të të Superiores në kompleksin “Skënder Halili”, ndërsa ka zhvilluar edhe një mbledhje direkt pas stërvitjes së të enjtes. Presidenti Refik Halili dhe stafi drejtues kanë biseduar me skuadrën për t’i kërkuar asaj motivim maksimal për transfertën në Vlorë. Sot, bardheblutë do të zhvillojnë seancën e fundit përgatitore e më pas do të udhëtojnë drejt qytetit bregdetar, aty ku të shtunën Tirana do të përballet me Flamurtarin në një finale mbijetese. Merret vesh se vizita e presidentit Halili ka qenë mbështetëse dhe inkurajuese edhe në planin financiar.

Ai u ka premtuar të tijve një premio prej 40 milionë lekësh të vjetra nëse marrin trë pikët në këtë duel të vështirë. Kanë mbetur edhe pesë javë kampionat dhe laku sa vjen e shtrëngohet për 24 herë kampionët, që nuk e njohin fitoren në vitin kalendarik 2017. Për pasojë, janë përfshirë tashmë në ethet e mbijetesës, së bashku me Flamurtarin, Laçin dhe Teutën. Premio e vendosur për të fituar derbin me Partizanin do të mbetet si e tillë në fuqi për ndeshjen me Flamurtarin. Ajo do të shpërndahet në rast fitoreje në transfertën e nesërme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.