Presidenti i Besëlidhjes: Nuk merrem me mashtruesa si Qarri. Kërkesat për arbitra ja dërguam FSHF-së

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kategoria e Parë / Gjokë Noka, presidenti i Besëlidhjes, pas deklaratës së presidentit të Kamzës Naim Qarri, se në finalen mes tyre mund të vijnë të gjykojnë arbitra nga Tajlanda, ka marrë një replikë nga ana e numri një të klubit lezhjan, i cili ka edhe akuza për të.

“Nuk ia vlen që të konsumosh kohë duke ja kushtuar Naim Qarrit, pasi natyra e tij prej mashtruesi, shpifësi dhe manipulatori u pa ditën e ndeshjes në Shënkoll. Ne, kërkesën për gjyqtarë të huaj nuk ia kemi bërë Naim Qarrit për gjyqtarë ‘Naim Qarrash’, por FSHF-së, që është vendi legjitim dhe shpresoj se kërkesën tonë do ta marrë në konsideratë. Gjithnjë e kam deklaruar dhe vazhdoj ta bëj deri në fund, unë dua që rezultati i ndeshjes të dalë nga përballja 90-minutëshe në arenën e blertë, e jo i paravendosur për të dalë nga bilbili i gjyqtarit. Dihet historikisht se Besëlidhja ka zhvilluar kurdoherë futboll të pastër jashtë aleancave, apo korruptimit të gjyqtarëve, ndaj edhe kemi dështuar disa herë në ndeshjet e fundit. Për këtë arsye e kemi bërë kërkesën për gjyqtarë të huaj, e jo për t’u bërë interesant”, është shprehur Noka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.