Presidenti i federatës franceze sqaroj përjashtimin e Benzema

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Përjashtimi i Benzema nga Euro 2016 ka ndezur debate ne Francë. Më pak se 24 nga vendimi zyrtar presidenti i Federatës Franceze të Futbollit ka bërë të ditura arsyet e vërteta të kësaj cështje. Në një intervist për L’Equipe ai shpjegon si më poshtë:Il presidente Le Graet

“Ishte një vendim i vështirë për tu marrë, e kam thënë dhe e përsërisë që kam një respekt për djalin, por në plan të parë është ruajtja e grupit, kombëtarja.

Gjatë Europianit vëmendja do të ishte përqendruar tek Benzema, por në fakt është e drejt që ajo të jetë fokusuar tek lojtarët e tjerë, sepse janë ata që shkojnë në fushë, sepse janë ekzemplar dhe e meritojnë.

Grupi ynë ka një harmoni shumë të mirë dhe s’mund të rrezikonim që ta prishinim atë.

Mungesa e Benzema nuk ndryshon asgjë për objektivat tanë. E patë dje Griezmann kundër Barcas? I keni parë të rinjtë tanë? Ka shumë talente në këtë kombëtare dhe nuk jam i merakosur.

Objektivi ynë është mbërritja në gjysmëfinale dhe nëse është e mundur të shkojmë edhe më tej.”- Ka thënë Noel Le Graet për L’Equipe.

karim-benzema-wolfsburg-real-madrid-champions-league_lr3d3ptixt2614vhie5jv8ffyKa qenë e vështirë për t’ja komunikuar Benzemas dicka të tillë, por sic bënë të ditur presidenti ka qenë trajneri Deschamps që e ka telefonuar: “Kemi folur disa herë me të në telefon, më pas ishte trajneri Didier Deschamps që e telefonoi Karim, i cili ishte shumë, shumë i trishtuar.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.