Presidenti i FSHF Duka komenton për “ABC NEWS” largimin e trajnerit De Biasi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Presidenti i FSHF, Armando Duka, është shprehur i keqardhur për vendimin e trajnerit Gianni De Biasi për t’u larguar si trajner i Shqipërisë, në fund të eleminatoreve të Botërorit.

“Më vjen keq, kemi punuar bashkë për një kohë të gjatë dhe kemi pasur suksese”,-ishin fjalët e presidentit Duka në një komunikim telefonik me ABC NEWS.

Gjithsesi, Duka nuk pranon akuzën e italianit se ai nuk pati besim tek ai. Presidenti u shpreh se, nëse nuk do të kishte pasur besim, asgjë nuk e ndalonte që ta shkarkonte.

Po ashtu, numri 1 i FSHF, u shpreh se ka besim tek trajneri De Biasi përderisa I ka lënë në dorë kombëtaren.

“Si mund t’ia lë dikujt në dorë dashurinë e jetës, Kombëtaren, pa pasur besim tek ai”, theksoi presidenti i FSHF, Armando Duka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.