Presidenti i Kastriotit: FSHF vepron me dy standarte

0
SHPËRNDAJE

                      Deklarate per shtyp

imageKomisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit jep vendimet lidhur me ngjarjet e shemtuara te ndodhura ne stadiumet e futbollit fundjaven e shkuar.

Vendimet e marra ne date 11.05.2016 nder te tjera pika,  8 dhe 9, ishin vendimet e marra ne lidhje me ndeshjen e zhvilluar mes Korabit dhe Kastriotit ne Peshkopi.  Ne piken 8 te te cilit Komisioni i Disiplines denon KF Korabin te mos luaje asnje ndeshje ne Stadiumin e Peshkopise, por a mund te quhet denim ky?!Kastrioti-Mamurrasi

Se pari, stadiumi i Korabit nuk i permbush kriteret per tu zhvilluar nje ndeshje ne  kategorine Superiore, specialistet e Federates Shqiptare te Futbollit e kane pohuar publikisht, qe stadiumi i Peshkopise nuk permbush kushtet per zhvillimin e nje ndeshje ne kushte normale edhe ne kategorine e pare. Por licensimi i saj eshte bere ne menyre miqesore dhe skuadra e KF Korabit edhe noftese do te luaje ne Kategorine Superiore normalisht nuk do te zhvilloje asnje ndeshje ne stadiumin e Peshkopise  per shkak te mos permbushjes se kritereve per tu quajtur “stadium”.

Se dyti, percaktimi i fjales grindje sipas fjalorit te gjuhes shqipe eshte:

Grindje”

… Zënkë me fjalë midis dy a me shumë vetave; mosmarrëveshje midis partive politike, shteteve etj. Grindje familjare. Grindje politike. Ka grindje..

Percaktimi i fjales dhune po sipas fjalorit te gjuhes shqipe eshte:

 

“Dhune”

  1. Përdorimi forcës fizike, i shtrëngimit fizik ose psikik, i mjeteve e i metodave të vrazhda ndaj dikujt për ta detyruar të bëjë diçka jashtë vullnetit e dëshirës së tij, për ta nënshtruar e për ta shtypur dikë, për të kufizuar veprimet e dikujt etj.; detyrim a shtypje me anë të forcës..
    2. Shndërrim, poshtërim a turp i madh që i bëhet dikujt, cenim i rëndë i nderit të dikujt me vepra a me fjalë; fyerje e rëndë që i bëhet dikujt. I bëj dhunë dikujt e turpëroj a e poshtëroj dikë;.. .

Cfare ndodhi ne te vertete ne “Stadiumin” e Peshkopise, Grindje apo Dhune??

 

Se treti, ne asnje nen apo pike te Rregullores se Veprimtarise Futbollistike te Federates Shqiptare te Futbollit dhe Kodit te Disiplines Sportive qe i  referohet fjales grindje. Neni 66 ne te cilin Komisioni i Disiplines ka bazuar vendimin e tij i referohet fjales dhune dhe jo grindje.

 

Fjala “grindje” eshte perdorur tendencialisht per te lehtesuar sa me shume masen ndeshkimore ndaj ekipit te KF Korabit.

 

Neni 66 referuar rastit konkret parashikon, “Sjellje e gabuar përfshin akte të dhunës ndaj personave”….

 

Se katerti, KF Korabi deshtoi ne permbushjen e pergjegjesive per organizimin e nje ndeshje normale futbolli cka nuk eshte marre parasysh ne Vendimin e Komisionit te Disiplines.

Sipas nenit 65 te Kodit te Disiplines Sportive per deshtimin e permbushjes se pergjegjesive pika 3/b referuar rastit konkret parashikon:

 

  1. b) në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës se ndonjë personi, duke shkaktuar akte të dhunës ndaj lojtarëve në fushë, dhe /ose zyrtarëve të ndeshjes, dhe/ose ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë në stadium ose ekipi përgjegjës

për aktet e kryera do të penalizohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 si dhe zhvillimin e të paktën 4 ndeshjeve pa spektatorë

 

Se pesti, ne piken 9 te vendimarrjes se Komisionit te Disiplines denon Zyrtaret e KF Kastriotit per nxitje te akteve te dhunes dhe perfshirje ne grindje, nerkohe qe ne piken 8 referuar denimit per klubin e KF Korabit sic treguam edhe me lart nuk eshte permendur fjala dhune, bashkengjitur kesaj deklarate ju sjellim prova qe verteton qe shkaktaret dhe nxitesit e dhunes jane tifozet dhe anetaret e KF Korabit.

 

Se gjashti, sot Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit qe vepron me dy standarte.

 

Referuar precedenteve te meparshem per raste te njejta, konkretisht ekipi i KF Bylis per deshtim te organizimit te ndeshjes dhe permbushjes se pergjegjesive per shkak te hyrjes se tifozeve pas mbarimit te ndeshjes dhe ushtrimit dhunes u denua me perjashtim nga kampionati dhe zbritjen ne nje kategorie me poshte si dhe humbjen ne tavoline te ndeshjes.

 

Edhe ne rastet e Terbunit, Flamurtarit dhe KF Lacit per deshtim te organizimit te ndeshjes jane hequr tre piket sipas parashikimit te bere nga neni 65 i Kodit te Disiplines Sportive.

 

Federata Shqipetare e Futbollit, Komisioni i Disiplines po vepron ne te njejten menyre si veproi UEFA me komisionet e saj per dhunen e ushtruar ndaj Kombetares Shqiptare te Futbollit ne Beograd.

 

Ate qe e vuajti Kombetarja Shqiptare e futbollit ne Serbi ,dhe padrejtesite e bera nga nga komisionet e drejtesise se UEFAs po e vuan tani ekipi Kastriotit…

                                                                                           Presidenti “KF KASTRIOTI”                                                                                                 

Oltion Shehi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.