Presidenti i Luagnos: Tramexani po na vjedh lojtarët…

0
SHPËRNDAJE

Zvicër / Luftë e hapur mes klubit të Luganos dhe Paolo Tramexanit, ish-trajnerit që drejtoi këtë skuadër në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Presidenti i Luganos, Anxhelo Renxeti, fillimisht ka shpërthyer në akuza të rënda kundër ish-asistentit të Xhani De Biazit në pankinën kuqezi, ndërsa tani po bën gati një denoncim zyrtar në Federatën Zvicerane të Futbollit.

Shqetësimi i Renxetit është se Tramexani po mundohet t’i vjedhë lojtarët Luganos për t’i afruar te Sioni, jo vetëm ata që ka në përbërje klubi, por edhe “idetë” e merkatos.

“Vitin e kaluar kishim probleme të tilla me Grasshopers, këtë vit me Sionin. Nëse një klub kërkon një lojtar nën kontratë, duhet të flasë me drejtuesit e klubit të tij, jo direkt me lojtarin. Por këta po i çmendin futbollistët me telefonata, janë lojëra të pista. Do i drejtohem Ligës së Futbollit të Zvicrës”, tha ai.

“Është natyrale që një klub të kërkojë të afrojë lojtarët më të mirë për objektivat që ka. Por Sioni dhe Tramexani na kanë rrëmbyer tre lojtarë që ishin në listën e interesave tonë që kur Paolo drejtonte klubin këtu.

Me Shneuli kishim thuajse një akord por pastaj shkoi te Sioni. Me Dimarkon e Interit po mbyllnim gjithçka por edhe ai shkoi atje. Tani pres që të përfundojë njëlloj edhe huazimi i Çymart nga Bazeli. Pasi në Sion do i japin dyfishin e rrogës në krahasim me Luganon. Po na vjedhin stafin, lojtarët dhe idetë e merkatos”, ishte akuza e rëndë e Renxetit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.