Presidenti i Teutës analizon skuadrën e tij

0
SHPËRNDAJE

Presidenti Edmond Hasanbelliu, ka folur për skuadrën e tij në tërësi. Për Panorama Sport numri një i durrsakëve ka analizuar gjithcka post-sfidës ndaj Kukësit, që nga gjyqtarët dhe deri tek lojtarët e tij.

Presidenti i Teutes Edmond Hasanbelliu dhe ai i Skenderbeut Agim Zeqo, gjate ndeshjes se futbollit, Teuta-Skenderbeu i Korces, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres.
Presidenti i Teutes Edmond Hasanbelliu dhe ai i Skenderbeut Agim Zeqo, gjate ndeshjes se futbollit, Teuta-Skenderbeu i Korces, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres.

“Pësuam dy gola për fajin e portierit. Luajtëm mirë në përgjithësi. Dy gjuajtje na erdhën në portë dhe pësuam dy gola. Mocka bënë gabime që po na ndëshkojnë. Me pjesën tjetër të skuadrës jam i kënaqur.”

teuta flamurtari

“Goli i anuluar? E kam riparë dhe topi kishte kaluar vijën fatale. Nuk mund të them nëse arbitri e ka bërë me tendencë, por për mua fajtor është Magani që zgjati këmbën kur topi ishte në portë. Ky gol mund të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes.”

 

“Në sulm na duhet një lojtar tipik goli. Faizal është i ri dhe i mirë. Se kemi marrë për të bërë mrekulli. Ndëra Ribaj ka ardhur mbipeshë. Shpresoj të vijë në formë dhe të ndihmojë skuadrën. Do marrim në merkato një sulmues tipik goli, por edhe do tentojmë një qendërmbrojtës. Mocka po gagon, në portë dhe na duhet edhe një portier. Ndërsa Rizvanin e penalizon shtatlartësia. Duhet një portier të rrisë konkurrencë dhe për të pasur siguri që të mos pësojmë gola të tillë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.