Presidenti i Zurich flet për rastin e Sadikut: E zgjidhim shumë shpejt këtë punë

0
SHPËRNDAJE

13-canepa“Sadiku është shumë gjaknxehtë dhe pikërisht kjo e bën atë lojtar të shkëlqyer dhe me grintë në fushë. Por sigurisht që do ta analizojmë e do ta zgjidhim shpejt këtë rast por do ta bëjmë brenda për brenda klubit.

Shyqyr që nuk e humbi Rodriguez (penalltinë) pasi do të bëhej situatë qesharake plus që do të humbnim shpresat për kualifikim. Trajneri ynë ishte super në pjesën e dytë.

Nuk e kisha parë asnjëherë më parë që një trajner të heqë tre mbrojtës e të fusë tre sulmues në pjesë të dytë. E të mendosh që luanim ndaj Villarreal.

Le të kthehemi edhe një herë të fundit te Armando Sadiku. Ishte nervoz dhe nuk donte të fliste pas ndeshjes por ju siguroj që 10 minuta më pas është qetësuar dhe e ka kuptuar edhe vetë që ishte një situatë e pakuptimtë,” tha për Blick, presidenti i Zurich, Ancillo Canepa.

16-rodriguez-sadiku

S'KA KOMENTE

Comments are closed.