Presidenti Refik Halili karikon Tiranën

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kupa e Shqipërisë / Presidenti Refik Halili karikon Tiranën në prag të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit për bardheblutë ende në lojë për një trofe. Numri 1 i klubit bëri një vizitë surprizë gjatë seancës së fundit stërvitore përpara gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë kundër Besëlidhjes që do të luhet të Mërkurën në Kukës. Ai zbarkoi në kompleksin stërvitor vetëm pak minuta pas nisjes së seancës dhe pas 60 minutave në pankinën e “Skënder Halilit” zhvilloi një bisedë të shkurër me trajnerin Mirel Josa.

Një sinjal i qartë nga ana e klubit dhe drejtuesit më të lartë se Tirana duhet të japë maksimumin pasi mbetet Kupa alternativa e vetme për të prerë biletën europiane. Ndërkohë, skuadra vijoi për 90 minuta programin stërvitor ku mungesat e vetme ishin Muça, Domgjoni dhe Bajramaj të cilët nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit për këtë sfidë. Pavarësisht situatës aspak komode në kampionat, grupi bardheblu u shfaq i fokusuar te përgatitjet për duelin e parë të gjysmëfinales së Kupës.

Në një situatë të qetë dhe pa praninë e tifozëve, Josa punoi fillimisht me një pjesë të skuadrës së ndarë në disa grupe dhe më pas rreshtoi atë që mëndohet të jetë ekipi titullar përballë pjesës tjetër në një ndeshje kontrolli me fushë të reduktuar. Sipas asaj që u vu re në stërvitjen e fundit, trajneri kryeqytetas pritet të hedhë në fushë një formacion ofensiv me skemën 4-3-3 ku Ilion Lika është i favorizuar për ta nisur që nga minuta e parë, ndërsa përpara tij do të rreshthen i riu Turtulli dhe Teqja në qëndër të mbrojtjes dhe Hoxhallari e Doka nga krahët. Në mesfushë treshja Daja-Acquah dhe Merveile do të mbështesin Takun, Moises dhe Cisse.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.