Presidenti Takaj komenton largimet e shumta nga Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE
loading...

Superiorja / Presidenti i ekipit të Skënderbeut, Ardian Takaj, duke komentuar largimet e shumta nga ekipi Korçar, është shprehur se lojtarët janë larguar sepse u ka përfunduar kontrata.

Mësohet se Takaj do të bëjë mbledhjen e shumëpritur me ekipin, ku do t’u kërkojë llogari të tijve për mbylljen pa trofe të sezonit. Por kjo mbledhje ka gjasa të shtyhet, sepse pjesa më e madhe e ekipit do të mungojë.

Shkurtimisht për “Sport Ekspres” Takaj ka komentuar largimin e disa lojtarëve nga ekipi.

“Të larguarit? Sigurisht që do të kishte largime. Nuk e arritëm objektivin me mbylljen e sezonit dhe disa futbollistë, të cilëve u përfundoi kontrata, do të largohen.
Orelesi dhe Plaku? Edhe këta janë larguar, sepse nuk kanë më kontratë me klubin dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur në këtë mes.
Sa për vizitën time në Korçë, mund të them se jam takuar me disa miq kinezë. Për merkaton jemi duke punuar shumë orët e fundit, në mënyrë që të afrojmë lojtarë sa më cilësorë, por emrat e tjerë do t’i mësoni ditët në vijim”, – ka thënë dje presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.

Ditët e ardhshme “bosi” të zbulojë edhe emrat e tjerë, që do të afrohen dhe do të largohen nga radhët e skuadrës bardhekuqe.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU