Prestigj dhe miliona, stadiumi i Korçës do jetë plot

0
SHPËRNDAJE

Europa League / Deri tani, Skënderbeu ka fituar 440 mijë euro nga UEFA, një shumë e konsiderueshme, duke marrë parasysh faktin se bardhekuqtë ende nuk kanë kaluar turin e dytë eliminator për në Europa League.

Nëse do të arrijë të mposhtë Kairat Almaty-n, skuadra korçare do t’i shtojë buxhetit të saj edhe 235 mijë euro të tjera. Pra, gjithsej, me kalimin e kësaj faze, arka e Skënderbeut do të mbushet me 675 mijë euro vetëm falë suksesit në Evropë.

Mes milionave dhe suksesit sportiv, mbrëmja e sotme nuk diskutohet që do të jetë një festë e madhe në Korçë, atje ku priten mijëra tifozë. Klubi ka bërë thirrje prej ditësh, që stadiumi të mbushet plot, në mënyrë që ekipi kazak ta ketë sa më të vështirë takimin.

Skuadra e trajnerit Ilir Daja është më e mira në Shqipëri në qarkullimin e topit dhe ka treguar se di të luajë si e barabartë edhe në Evropë, duke përfituar nga përvoja, kështu që çdo futbolldashës shqiptar zemrën e ka në Korçë dhe e di se do të shohë spektakël.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.